Estonezi merr drejtimin e BE-së në Kosovë
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka njoftuar se ka nisur punën, ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
“Duke ardhur nga Estonia, një vend, pranimi i të cilit në BE ka qenë një histori suksesi, Ambasadori ynë i ri është i përkushtuar që të bëjë hapin më të madh për të mbështetur Kosovën që të bëhet edhe një histori suksesi në BE! Ai zotohet të punojë me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë të BE-së në #Kosovë për: Çuarjen përpara të marrëdhënieve diplomatike dhe politike, Konsolidimin e pozicionit të BE-së si investitori, partneri tregtar dhe donatori më i madh i Kosovës dhe Mbështetja në rrugën e Kosovës për në BE dhe reformat në lidhje me BE-në”, thuhet në njoftim.
Deri më tani këtë post e ka mbajtur diplomati çek, Tomas Szunyog.
/Shqip.com