Lajme

Escobar: Vuçiq e ka përkrahjen e SHBA-ve, derisa e ndjek rrugën evropiane

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar

Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përderisa ai ndjek rrugën evropiane.

Këto komente zyrtari amerikan i bëri gjatë një interviste për mediumin “Al Jazeera.

Gjithashtu, ai ka folur në përgjithësi për marrëdhëniet SHBA – Serbi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

“Shpresoj që ky ‘partneritet në zhvillim’ që e kemi do të jetë në gjendje që ta ndikojë stabilitetin në rajon”, ka thënë ai.

Pos, Kosovës dhe Serbisë,  Escobar ka folur edhe për tema të tjera që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

Lexo edhe:
Stano: Federata e Boksit e Kosovës të trajtohet njësoj si të tjerat

Kujtojmë se ai ishte ndër figurat kryesore që ndikoi në marrëveshjen e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

SHBA është në mbështetje të dialogut të Brukselit. /Shqip.com