Lajme

Escobar: Besoj se do ta arrijmë qëllimin në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

I dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, beson se qëllimi mund të arrihet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se ka parë reagime pozitive ndaj propozimit aktual të bashkësisë ndërkombëtare nga të dyja palët.

Gjatë vizitës së tij në Kroaci, Escobar vuri në dukje se nuk i përshtatet Evropës të mbajë një konflikt të ngrirë brenda kufijve të saj.

“Ne jemi ende në fillim. Por unë shoh disa reagime pozitive nga të dy kryeqytetet. Realiteti është se në krizën aktuale nuk është ide e mirë që Evropa të mbajë një konflikt të ngrirë brenda kufijve të saj. Ne po e përdorim këtë propozim si një platformë për të gjetur një zgjidhje që do të funksiononte për të dy vendet. Dhe këto janë zgjidhje që hapin rrugën euroatlantike, mbrojnë komunitetet pakicë dhe hapin vërtet mundësi për lidhje ekonomike. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ka arsye për optimizëm”, tha Escobar. .

Duke folur për reagimet e Prishtinës për propozimin për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se edhe politikanët në Prishtinë kanë shqetësime, por ka shprehur shpresën se do të arrihet një marrëveshje.

Kosova ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve, është një partner i mirë dhe nuk shoh asnjë dyshim, ka shtuar më tutje Escobar.

/Shqip.com