Lajme

Erzen Breçani ankohet për probleme me zemrën, GJKKO e lejon t’i nënshtrohet ekspertizës mjekësore

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore, pasi prentedojnë se ka probleme me zemrën dhe qëndrimi në qelinë e paraburgimit i rrezikon jetën.

Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejnë akt ekspertimin.

Avokatët e Breçanit kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shendetësore.

Ndërkohë vetë Breçani prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.

/Shqip.com