Sport Shqiptar

Eroll Salihu zgjedhet kryetar i Komisionit të Arbitrazhit Sportiv

Eroll Salihu

Në mbledhjen e dytë të mbajtur nga Komisioni i Arbitrazhit Sportiv, Eroll Salihu është zgjedhur kryetar i saj, shkruan Shqip.com.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Komiteti Olimpik i Kosovës përmes rrjetit social “Facebook”.

Me emërimin e Salihut si kryetar të KAS-it, janë zgjedhur edhe nënkryetari dhe sekretari.

Nënkryetar është zgjedhur Armend Krasniqi, ndërsa sekretare, Jehona Shyti.

Eroll Salihu është edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe njëherit anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-së./Shqip.com

Komiteti Olimpik i Kosovës gjatë mbledhjes pë zgjedhjen e kryetarit të KAS-it