Sport Ndërkombëtar

Erling Haaland thyen rekord në Premierligë

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland sot ka shkruar një faqe historie për Manchester Cityn.

Norvegjezit i janë dashur vetëm 54 minuta që të shënojë 3 gola ndaj Wolves, në fitoren e pastër 3-0 të kampionëve të Anglisë.

Tashmë Haaland ka katër “het-tricka” këtë sezon, i cili është i pari për të në Premierligë.

Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola në shtëpi në një sezon të vetëm në Premier League për Man Cityn sesa Erling Haaland, i cili ka 18 gola në 11 paraqitje në “Etihad Stadium” këtë sezon (me shume se Sergio Aguero në 2011-12).

Erling Haaland ka shënuar tripletën e tij të katërt në Premierligë vetëm në paraqitjen e tij të 19-të, duke thyer rekordin e Ruud van Nistelrooy (tripleta i katërt në ndeshjen e 65-të).

/Shqip.com