Lajme Ballkan

Erdogan për vizitë në Shqipëri, këto janë marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë,, Recep Tayip Erdogan, të hënën do të shkojë për vizitë zyrtare në Tiranë.

Erdogan do të takohet më kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku të dy shtetet do të nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh.

Ndër marrëveshjet që do të nënshkruhen është ajo e memorandum mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë, protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit, memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinisë dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare dhe memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare.

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama

Lidhur me këtë vizitë të presidentit turk, policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta, ku njofton se më datë 17 janar do të bllokohet qarkullimi i makinave për disa orë nga Tirana në drejtimin të Laçit./Shqip.com