Lajme Botë

Erdogan ashpërson tonet: Izraeli shtet terrorist dhe Netanyahu frikacak

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti turk Tajip Erdogan tha sot se Izraeli është një “shtet terrorist” që po kryen krime lufte dhe po shkel ligjin ndërkombëtar në Gaza. Ai përsëriti qëndrimin e tij se grupi militant palestinez Hamas nuk është një organizatë terroriste.

Duke iu drejtuar ligjvënësve në parlament, Erdogan i bëri thirrje gjithashtu kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të njoftojë nëse Izraeli ka apo jo bomba bërthamore, duke shtuar se kryeministri izraelit është “jashtë llojit”.

Presidenti turk pretendoi se Hamasi është një parti politike që është zgjedhur nga palestinezët.

Deklaratat e Erdogan vijnë në një kohë kur ushtria izraelite vijon inkursionin ushtarak në Gaza. Sot, ushtria bastisi spitalin më të madh të enklavës palestineze, al-Shifa me pretendimin se aty ndodhet komanda e Hamasit, të cilët operojnë përmes tuneleve nëntokësore.

/Shqip.com