Lajme

“Ëndrra vazhdon”/ Kurti mesazh Kombëtares: Çfarë Shqipërie që na mbush me ndjenja dhe entuziazëm

Kryeministri i Kosovëss, Albin Kurti ka reaguar pas sfidës Kroaci-Shqipëri e cila përfundoi me barazim 2-2.

Kurti tha se “ëndrra vazhdon”, ndërsa shtoi se Shqipëria “gjithmonë na mbush ndjenja dhe entuziazëm”.

Postimi

Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.

Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.

Ëndrra vazhdon!

/Shqip.com