Rozë

Enca përsëri shfaqet nën shoqërin e Beartit teksa shijon një mbrëmje në Kosovë

Enca Haxhiu dhe Beart Rexhepi

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia është emër shumë i përfolur në mediat rozë, shkruan SHQIP.

Ajo javë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Rakia”, i cili u komentua mjaft shumë për skenat e nxehta në klip.

Pjesë e projektit ishte modeli dhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi.

Me këtë të fundit duket se po shoqërohet sërish, pasi janë fotografuar së bashku në Prishtinë.

Enca ka publikuar një video në Instagram e cila shfaqet shumë e afërt me Beartin.

“Prishtina, Tirana”, ka qenë përshkrimi i fotografisë shoqëruar edhe me një ‘emoji’ të zemrës.

Të njëjtit kanë lënë vend për dyshime, pasi Bearti duket se e ka mbështjellë për krahu artisten e njohur dhe në media është qarkullua për një lidhje të mundshme qiftit.

Sido që të jetë, ne presim ndonjë deklarim nga dyshja në fjal./SHQIP.com