Lajme

Emmerson: Dëshmitari pranoi se gënjeu për Thaçin dhe Veselin lidhur me rastin e Haradinajt dhe Gucatit

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Mbrojtja e Kadri Veselit ka dërguar një shkresë në Gjykatë me anë të së cilës thotë se një dëshmitar pranoi se gënjeu se klienti i tij dhe Hashim Thaçi ishin përgjegjës për dokumentet konfidenciale në rastin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Siç raporton Betimit për Drejëtsi, në këtë shkresë thuhet se dëshmitari në fjalë ka pranuar se ishte shtyrë për të gënjyer nga një informator i cili ka qenë në kontakt të rregullt me ZPS-në.

Krahas kësaj, mbrojtja e Veselit thotë se të dy personat kanë lidhje me inteligjencën serbe.

“Më 4 nëntor 2022, në Konferencën e 15-të , Mbrojtja trajtoi zbulimin e fundit të transkripteve të intervistës së [REDAKTUAR], i cili zbuloi se ai implikoi në mënyrë të rreme z. Veseli dhe z. Thaçi në rastin Gucati me udhëzimin e [REDAKTUAR]; se të dyja [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR] duket se kanë lidhje me inteligjencën serbe; dhe se [REDAKTUAR] duket gjithashtu se vepron si ndërmjetës i ZPS-së. Mbi bazën e këtyre parashtresave, Mbrojtja kërkoi dhe iu dha leja për të paraqitur parashtresa me shkrim, plotësuese të atyre të paraqitura në korrik dhe gusht 2022”, thotë mbrojtja e Veselit.

Krahas kësaj, pretendohet se dikush I afërt me Kadri Veselin kishte marrë dokumentet në kufi me Serbinë dhe iu kishte dërguar dy të akuzuarve lidhur ë këtë rast.

Personi i cili mbahet i fshehur në dokumentin e mbrojtjes së Veselit thuhet se dëshmitari në fjalë ka pranuar që e di se kush është personi që më pas i kishte dërguar këto dokumente në zyrën e OVL të UÇK-së.

Megjithatë, mbrojtja e Veselit ka kërkuar që të kenë qasje në komunikimet me disa dëshmitarë që pretendohen të kenë dëshmuar.

Gjithashtu kanë kërkuar qasje të plotë në të dhënat e paredaktuara të të gjitha kontakteve me të cilat ka biseduar Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

/Shqip.com