Lajme Ballkan

Emisarët e dialogut nisin takimin me presidentin serb

Pesëshja ndërkombëtare për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka takuar kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltari për politikë të jashtme dhe siguri i Presidentit të Republikës së Francës dhe kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Emanuel Bonn dhe Jens Plettner dhe këshilltari diplomatik i Kryeministrit të Republikës së Italisë, Francesco Talo.

Zyra e presidenti serb ka njoftuar se ky i fundit do t’u drejtohet mediave rreth orës 17:00.

Zbarkimi i tyre në Beograd vjen vetëm pak orë pasi përfunduan takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

/Shqip.com