Teknologji

Elon Musk propozon kthimin e llogarive të pezulluara në Twitter

Elon Musk ka propozuar një amnisti të përgjithshme për llogaritë e pezulluara, duke i lejuar të gjitha ato të kthehen, por me disa kufizime.

Shefi i rrjetit social Twitter, kërkoi që llogaritë që nuk kishin thyer ligjin ose që nuk ishin të përfshira në mesazhe të padëshiruara, do të lejoheshin përsëri të kishin qasje në platformë.

Twitter ka pezulluar një mori llogarish për shkelje të një sërë politikash dhe këto përfshijnë ndalimin e përmbajtjes me urrejtje, abuzimin, dezinformimin, ekstremizmin, kërcënimet për dhunë, shkeljen e privatësisë ose të drejtës së autorit, e shumë të tjera.

Musk ka lejuar tashmë një sërë llogarish të diskutueshme në Twitter, si pjesë e asaj që ai tha se ishte “Freedom Friday”.

Ai ka anuluar bllokimin e llogarisë së Donald Trump, Kathy Griffin dhe shumë të tjerëve, duke i arsyetuar me fokusin tek liria e fjalës.

/Shqip.com