Ekonomi

Elon Musk e mban fronin e pasanikëve të botës

Multimiliarderi amerikan Elon Musk, vazhdon të jetë njëriu më i pasur në planet.

Sipas revistës ‘Forbes‘, të ardhurat neto në vitin 2022, kanë arritur në 219 miliardë dollarë.

Për vetëm një vit, Musk llogaritet të ketë gjeneruar fitime që kapin vlerën e 68 miliarë dollarëve (në vitin 2021 i kishte 151 miliardë dollarë).

Në vendin e dytë është shefi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, i cili e mbyll vitin 2022 me 171 miliardë dollarë apo 6 miliardë më pak se viti i kaluar.

Në vendin e tretë është pronari i firmës së famshme të veshjeve, Louis Vitton, Bernard Arnault, pasuria e të cilit është rritur këtë vit për tetë miliardë euro më shumë se një vit më parë (158 miliardë euro më 2021).

/Shqip.com