Lajme

Ekzekutivi s’i ka votat për ta votuar Kodin Civil

Qeveria e Kosovës ende nuk i ka siguruar votat për ta kaluar Kodin Civil.

Këtë e ka konfirmuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se ende nuk e dinë nëse do të kalojë, porse nuk do të heqin dorë.

“Nuk mund ta procedojmë në Kuvend përderisa nuk e dimë nëse do kalon. Ne nuk kemi hequr dorë nga ai dokument, sepse nuk i negociojmë të drejtat e njeriut, është obligim edhe i opozitës te marrin pjesë ne votim”, ka thënë Haxhiu.Këto komente Haxhiu i dha në një konferencë për media pas mbledhës së Qeverisë.

/Shqip.com