Sport Shqiptar

Ekipi i njohur italian transferon lojtarin shqiptar

Një tjetër futbollist i bashkohet klubit të Empolit, ku kanë spikatur shumë futbollistë të kombëtares së Shqipërisë (aktualisht luajnë Ismajli, Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi).

Këtë të martë me klubin toskan ka firmosur mbrojtësi i ri dhe i talentuar Adi Kurti, që kuptohet fillimisht do të inkuadrohet në ekipin e të rinjve.

Kurti, 1.94 centimetra i gjatë, është pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë.

Djaloshi nga Elbasani ka kaluar në të gjitha ekipit zinxhir të përfaqësueses kuqezi që nga U-15.

Akademia e Empolit shquhet për rritjen e talenteve të futbollit në Itali.

Kujtojmë që në klubin toskan u formua një nga lojtarët më të njohur të kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj.

/Shqip.com