Sport Shqiptar

Ekipi i njohur anglez hyn në garë për transferimin e Brojës

Armando Broja vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në merkaton e Premier League.

Një ditë më parë, mediat angleze shkruanin se për Brojën interesohet ekipi i West Ham, por “çekanët” më sa duket nuk janë ekipi i vetëm që kërkon shërbimet e Brojës.

Gjithnjë sipas mediave angleze, në garë për Brojën pritet të futet edhe Crystal Palace.

Drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të investojnë 20 milionë euro për Brojën, por kjo është një ofertë shumë larg asaj që pretendojnë londinezët.

Gjatë janarit, Chelsea kërkoi 50 milionë euro për të hequr dorë nga kartoni i Brojës, por një shifër e tillë vështirë se do të paguhet nga ndonjë klub duke parë sezonin e vështirë të sulmuesit shqiptar.

/Shqip.com