Rozë

Einxhel kujton ‘aktin e parë të dashurisë’ nga DJ Dagz 

DJ Dagz dhe Einxhel Shkira

Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, janë ndër çiftet më të përfolura në mediat rozë.

Ata u bënë bashkë në shtëpinë e Big Brother dhe ende po e vazhdojnë lidhjen e tyre.

Shpesh ata ndajnë momente së bashku dhe dedikime për njëri tjetrin.

Së fundmi, Einxhel ka ndarë një shënim që DJ Dagz i kishte dhënë sa ishin brenda shtëpisë ku shkruan, “Ji vetvetja”.

Einxhel ka ndarë këtë duke e cilësuar edhe si aktin e tij të parë të dashurisë në 7 mujorin e lidhjes.