Art Jetese

Efektet e shumta pozitive të çajit të gjelbër

Lajmet e mira për çajin e gjelbër nuk duhet injoruar.

Ja disa nga këshillat përse duhet ta pini.

Ju ndihmon të humbni peshë
Nëse fort keni vendosur të humbni në peshë, çaji i gjelbër mundet të jetë aleati juaj më i fortë. Studimet kanë dëshmuar se ky çaj e përshpejton shkrirjen e kalorive, përshpejton metabolizmin, pakëson yndyrat në gjak dhe e ul dëshirën për ushqim.

Ju shton qëndrueshmërinë gjatë ushtrimeve
Shkenca thotë se antioksiduesit në çajin e gjelbër shtojnë mundësinë që trupi të përdorë yndyrën si derivat, që do të thotë më shumë qëndrueshmëri të muskujve, përkatësisht më shumë energji gjatë ushtrimeve.

E ulë rrezikun nga sulmi në zemër
Me konsumimin e rregullt të çajit të gjelbër qelizat e enëve të gjakut i keni më të shëndetshme, përkatësisht siguroni qarkullim të lehtë të gjakut, si dhe do të keni zemër të shëndetshme.

I lufton format e ndryshme të kancerit
Antioksiduesit në çajin e gjelbër është dëshmuar se luftojnë kancerin e mushkërive, gjirit, zorrëve, lëkurës, lukthit, mëlçisë e prostatës. Është dëshmuar se ekstraktet nga çaji i gjelbër shkaktojnë vdekjen e tumoreve.

/Shqip.com