Rozë

Edona James kërkon ndihmën e policisë

Ish-finalistja e edicionit të dytë të ‘BBVK’, transgjinorja Edona James, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të një komenti kërcënues që mesa duket e ka shqetësuar shumë.

Në komentin e postuar, personi në fjalë e kërcënon Edonën me privim nga jeta, duke krijuar një atmosferë frike dhe pasigurie për transgjinore.

Edona nuk ka hezituar të publikojë emrin dhe profilin e llogarisë së TikTok-ut të personit që ka bërë kërcënimin.

Edona ka bërë të ditur se rasti është tashmë i raportuar në polici.

/Shqip.com