Sport Ndërkombëtar

Edhe sot katër ndeshje në Kupën e Botës

Dy ndeshje të Grupit E dhe dy të Grupit F janë në programin e sotëm në Kupën e Botës, Katari 2022.

Dita nis me përballjen ndërmjet Marokut e Kroacisë, me fillim në orën 11:00, ndeshje e vlefshme për rrethin e parë të Grupit F, shkruan Shqip.com.
Po në këtë grup, por nga ora 20:00 takohen Belgjika – Kanada.

Në të dyja ndeshjet favorite shihen kombëtaret evropiane, por befasitë janë më se të munshme dhe kjo u dëshmua dje me fitoren e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës.

Evropianët presin fitore edhe në Grupin E, në të cilin Gjermania e Spanja takohen me Japoninë (14:00), përkatësisht Kosta Rikën (17:00), por sigurisht që nuk do ta kenë aspak lehtë.

/Shqip.com