Lajme

Edhe një shkollë tjetër del kundër vendimit të SBASHKU-ut, nis nga e hëna procesi mësimor

Shkolla

Nisjes së procesit mësimor pavarësisht grevës, iu është bashkuar edhe një shkollë tjetër.

Bëhet fjalë për gjimnazin “Hivzi Sulejmani”, i cili që nga e hëna do të nis procesin mësimor.

Lajmi u bë i ditur nga drejtori i kësaj shkollë, Amir Pllana.

“Me qëllimin e vetëm për të mirën e nxënësve, mësimdhënësve, prindërve, rrethit shoqëror dhe shtetit të Kosovës “, vendosi që nga data 19.09.2022 (e hënë) në Gjimnazin ” Hivzi Sulejmani” në Fushë – Kosovë të filloj procesi i rregullt mësimor për vitin shkollor 2022/23. Me respekt: Këshilli i Prindërve të shkollës, Këshilli i Nxënësve të shkollës, Këshilli i Arsimtarëve dhe drejtori i shkollës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë, se nga 25 gushti, administrata publike dhe mësimdhënësit janë në grevë, pasi po kërkojnë nga 100 euro shtesë në muaj, deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Ndërsa, lidhur me këtë çështje qeveria ka ofruar nga 50 euro për 3 muaj. Shumë kjo e cila u refuzua nga grevistët./Shqip.com