Sport Ndërkombëtar

Edhe një paraqitje magjike nga Xhaka

Granit Xhaka

Arsenali po vazhdon të shkëlqen në ishull.

Duke shkëqlyer është edhe Granit Xhaka – që e regjistroi një asistim – në fitoren 0-3 kundër Brentfordit.

28 vjeçari është shndrruar në njeriun kryesor të mesfushës së “gunners” – teksa mënyra si Gabriel Jesus e festoi golin me të – e tregon më së miri peshën e Xhakës.

Pas ndeshjes – tifozët e skuadrën londineze e brohoritën ermrin e tij – fakt që tregon shumë për momentet që po kalon Graniti.

Në total – shtatgjati ka shënuar një gol dhe ka regjistruar tri asistime – në shtatë ndeshje të zhvilluara këtë sezon.

Për Granitin ky është sezoni i shtatë në Londër, teksa ka kontratë deri në vitin 2026.

Në “Transfermarkt” ai vlerësohet 18 milionë euro./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022