Edhe një i burgosur i arratisur, pezullohen dy zyrtarë korrektues
Publikuar:
(07.08.2024 11:17:14)
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar se është arratisur i burgosuri me inicialet, L.Xh, nga Reparti i Hematologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njëjti ishte i akuzuar për vepren penale ‘Fajde’. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia. SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
/Shqip.com