Edhe Neymar bën të ditur transferimin e Messit te PSG, “Sërish së bashku”

Pas babait të Messit, edhe Neymar ka bërë të ditur transferimin e argjentinasit te PSG përmes një postimin në rrjetin e tij social “Instagram”, shkruan Shqip.com.
Ylli argjentinas tashmë është rrugës për në Paris, ku aty do të kompletojë kalimin te Paris Saint-Germain.
34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, ndërsa do të fitojë 35 milionë euro në sezon, duke përfshirë edhe bonuset.
Përmes një postimi në Instastory, ai ka shkruar: “Sërish së bashku”, ku është e përfshirë edhe një foto së bashku me Messin.

Braziliani vitet e fundit kishte tentuar të rikthehej te Barcelona, duke kërkuar të luaj sërish me argjentinasin.
Mirëpo, 34-vjeçari po transferohet te PSG, ku do të luaj sërish me bashkëlojtarin e tij, Neymar, si dhe me Kylian Mbappe./Shqip.com