Lajme

E RËNDË/ Punonte në një pallat në ndërtim, bie nga lartësia 28-vjeçari dhe humb jetën

Tjetër aksident në punë me pasojë vdekjen e një të riu.

Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç.

Policia bën të ditur se si pasojë e dëmtimeve të marra i riu ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Shqip.com