E rëndë në Durrës/ Ishte prekur nga sëmundja e meningjitit, ndërron jetë 17-vjeçarja
Publikuar:
(15.12.2024 17:08:51)
Një vajzë 17 vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë të dielën.
Kjo pasi ishte prekur nga sëmundja e meningjitit.
E reja ishte dërguar ditën e djeshme në spitalin rajonal të Durrësit dhe aty drejt kryeqytetit, ku paraditen e sotme ka ndërruar jetë.
Rreth 70-80 persona, personel i spitalit të Durrësit dhe familjarët e tyre janë urdhëruar të bëjnë vaksinën.
/Shqip.com