Lajme

E quajtën Kosovën ‘Republikë’, reagon Bërnabiq

Në një dokument të publikuar nga Qeveria e Serbisë, Kosova është quajtur “Republikë”.

Lidhur me këtë, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka kërkuar falje publike duke thënë se ky lëshim është bërë nga një përkthim prej gjuhës angleze të një plani dhjetë pikësh lidhur me lëvizjet e ardhshme politike të Serbisë.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë shtetasve tanë për një gabim të tillë të rëndë që u shfaq në uebsajtin e Qeverisë së Republikës së Serbisë. Menjëherë e fshimë atë faqe sepse kishte një gabim, përgjegjësia është në ekipin e internetit të qeverisë dhe shërbimeve të shtypit. Kontrolluam se për çfarë bëhej fjala, ishte një gabim i rëndë i pafalshëm i përkthyesit,” tha Bërnabiq, raportojnë mediat serbe.

Ai shton se ky përkthyes, si një mjeshtër i anglishtes, punon në Qeverinë e Serbisë që nga viti 2001, dhe se gabimi është i tij, por edhe i disa njerëzve të tjerë, të cilët, siç thotë ai, e publikojnë atë në faqen e internetit pa verifikim.

Bërnabiq thotë se kjo është një shkelje e madhe disiplinore dhe se do të ketë pasoja për njerëzit që kanë bërë një gabim që sipas saj është i rëndë.

/Shqip.com