Sport Ndërkombëtar

E pabesueshme, 430 gazetarë mbesin jashtë stadiumit

Spanja hapi Kupën e Botës me një fitore 7-0 ndaj Kosta Rikës. Gjermania e nisi me një tjetër rezultat që bëri xhiron e botës, humbjen 1-2 ndaj Japonisë. Këto fakte kanë bërë që dueli i sotëm, në orën 20:00 në “Al Bayt”, të kthehet në një nga ngjarjet e shënuara me të kuqe në fazën e parë. Ngjarjet e ndodhura në ditën e hapjes së grupit, e ka vendosur atë në ballë të interesit për Botërorin “Katar 2022”.

FIFA është tronditur nga kërkesa masive të shtypit për këtë ndeshje. 700 gazetarë janë akredituar për të marrë pjesë në përplasjen mes ekipit të Luis Enrique dhe Hansi Flick. Por FIFA-s i është dashur të lërë jashtë stadiumit dhe të mos plotësojë 430 kërkesa të tjera, pasi vendet për shtypin në stadiumin ku u hap Kupa e Botës me Katar-Senegal, janë të zëna.

Edhe pse dje ka pasur shumë kërkesa nga media për të ndjekur ndeshjen Argjentinë-Meksikë, FIFA vë në dukje, se interesi për takimin Spanjë-Gjermani është në vend të parë të paktën për fazën e parë. Mundësia e eliminimit të gjigantit gjerman pas vetëm dy ndeshjesh, shton pritshmërinë e krijuar nga inskenimi i Spanjës.

/Shqip.com