E majta italiane kërkon përjashtimin e PS nga PS-të Europiane pas marrëveshjes për emigratët

Mediat italiane shkruajnë se në samitin socialist në Malaga, Partia Demokratike Italiane do të kërkojë përjashtimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë nga anëtarësia në këtë forum europian.
Kërkesa është protokolluar në Kongresin e PSE, ku do të marrin pjesë liderët më të rëndësishëm të këtij grupimi politik.
Shkresën e ka firmosur sekretari për marrëdhëniet me jashtë i PD-së italiane Peppe Provenzano, ish-ministër dhe figurë e njohur politike e së majtës nga Siçilia.
‘La Repubblica’ shkruan se “Edi Rama largohet nga Partia Socialiste Evropiane. Partia Demokratike është gati të regjistrojë kërkesën për përjashtimin nga PSE për kryeministrin shqiptar dhe PSSH-në e tij, Partinë Socialiste të Shqipërisë.”

Kjo kërkesë është bërë për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes për refugjatet afrikanë.
Marrëveshja Rama-Meloni
Sipas marrëveshjes, në dijeni të BE-së, e cila, në pritje të detajeve, rekomandohet “të jetë në përputhje të plotë me të drejtën e komunitetit dhe ndërkombëtar”, Italia do të përdorë portin e Shëngjinit, pranë Barit, Gjadrin, 20 kilometra në brendësi, për të ndërtuar dy struktura deri në pranverë, me shpenzimet e veta: një në hyrje, për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit; dhe një për pritjen e përkohshme të emigrantëve të shpëtuar në det. Përjashtohen të miturit, gratë shtatzëna dhe subjektet e tjera vulnerabël.
Protokolli nuk vlen për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por për ata të shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane, si ato të Marina dhe Gdf.
“Në dy qendrat” emigrantët do të qëndrojnë “për kohën e nevojshme për procedurat. Pasi të jetë plotësisht funksional, mund të ketë një fluks vjetor prej 36-39 mijë personash”, ka shpjeguar Meloni, duke sqaruar se juridiksioni i qendrave do të jetë italian, ndërsa Shqipëria do të bashkëpunojë me forcat e saj policore për sigurinë dhe vëzhgimin.
“Me Shqipërinë lindi një marrëveshje mbarë europiane”, tha kryeministrja, duke përsëritur mbështetjen e saj për Tiranën dhe Ballkanin Perëndimor për hyrjen në BE, “ose më mirë ribashkim”. “Kjo marrëveshje nuk do të ishte e mundur me asnjë shtet tjetër të BE-së”, sqaroi Rama gjatë firmosjes së dokumentit me Melonin.
E PLOTË – Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët nga Italia
/Shqip.com