Lajme

E kërkojnë 4 shtete, Dritan Rexhepi do ekstradohet në Shqipëri nga Turqia

Turqia ka miratuar ekstradimin e Dritan Rexhepit për në Shqipëri.

Ky fakt u pohua në Gjykatën e Posaçme nga avokatja e Rexhepit gjatë seancës për paraqitjen e provave.

Anti-droga e Stambollit arrestoi në nëntor të vitit të kaluar Dritan Rexhepin që kërkohej ndërkombëtarisht për trafik të kokainës.

Ai u kap në një kompleks vilash në periferi të Stambollit duke u shtrirë fillimisht në tokë pasi iu vunë prangat dhe më pas u fut në makinë.

Gjatë kontrollit policia gjeti armë, bizhuteri të shtrenjta si edhe një sasi të madhe parash.

Rexhepi ishte nën vëzhgimin e shërbimeve sekrete italiane, të cilat kanë informuar turqit për vendin ku jetonte.

Më pas, Drejtoria e Antidrogës në Stamboll ka kryer një operacion në mëngjes për arrestimin e tij pasi italianët e kishin zbërthyer të gjithë itinerarin e Rexhepit.

Në nëntor të viti 2023, Ministria e Drejtësisë i bëri një kërkesë shtetit turk për Rexhepin, i cili akuzohet për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës.

/Shqip.com