“E dua nënën time”, momenti prekës, Parashqevi Simaku takohet me djalin e saj: Zoti të bekoftë!
Publikuar:
(03.01.2025 21:20:37)
Parashqevi Simaku ka arritur të plotësojë dëshirën e saj më të madhe: të takonte djalin e saj.
Parashqevia takuar këtë të premte djalin e saj Luke, ndërsa biznesmeni Elton Iliriani ka publikuar fotot e momentit emocionues.
Ikona e muzikës shqiptare shfaqet krah të birit, duke e përqafuar dhe puthur, një takim që ajo e priste prej vitesh.
Sipas Ilirianit, takimi ka ndodhur edhe në prezencë të ish bashkëshortit të saj, Robert Nolfe.
“Zoti të bekoftë Elton, dhe ty Robert”, shprehet ajo.
Ndërsa i biri teksa Iliriani e pyet si ndihet dhe nëse ai e do nënën e tij ai përgjigjet: Ndihem mirë, e dua!
/Shqip.com