Dyshohet se një islandeze u dhunua në Prishtinë
Publikuar:
(19.07.2021 09:22:10)

Një shtetase islandeze ka raportuar në Policinë e Kosovës, të dielën, se është dhunuar në Prishtinë.
Si rezultat i kësaj personi i dyshuar është arrestuar.
Është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, thuhet në raportin e Policisë.
Në lidhje e rastin, Policia ka intervistuar disa dëshmitarë.
Ndërsa, islandezja është dërguar për ekzaminim mjekësor. /Shqip.com