Lajme

Dyshimet për konsumim të drogës brenda komunës së Leposaviqit, suspendohet një zyrtar policor

Një grua duke ecur para ndërtesës komunale në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, më 8 dhjetor 2023.
Një grua duke ecur para ndërtesës komunale në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, më 8 dhjetor 2023.

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës njoftojnë se kanë filluar një hetim pas publikimit të video-incizimeve të reja në medie në bazë të të cilave dyshohet se zyrtarë të komunës së Leposaviqit kanë konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës.

Hetimi i IPK-së ka filluar bazuar në dyshimet se në këto pamje tashmë të publikuara mund të jetë i përfshirë si i dyshuar edhe një zyrtar policor.

“IPK me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë tashmë ka intervistuar një zyrtar policor  të Stacionit Policor në Leposaviq me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”. Në kuadër te hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të zyrtarit policor  të dyshuar në këtë rast”, thuhet në njoftim.

“Zyrtarët e IPK-së në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, përfundon njoftimi i tyre.

/Shqip.com