Dy të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë
Publikuar:
(08.07.2021 15:14:44)
Dy persona të infektuar me Coronavirus, kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Shqip.com.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe tetë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga gjithsej një mijë e 721 testime të kryera.
Nga ana tjetër, shtatë qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105 mijë e 412, ndërsa numri i rasteve aktive po qëndron në 151.
Në 24 orët e fundit janë dhënë pesë mijë e 271 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës. Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Shqip.com