Lajme

Dy të vdekur dhe 32 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

COVID-19, ilustrim

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 902 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë këtyre 24 orëve, janë shënuar dy raste të vdekjes ndërkaq janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.746.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 820.402 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.098 doza të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive është 591.