Lajme

Dy të arrestuar për shkak të ngacmimeve në rrjete sociale

Ilustrimi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona si shkak i ngamimeve që kanë bërë ndaj dy viktimave të gjinisë femërore në rrjete sociale.

Sipas Policisë, njëri nga rasti është në Prizren dhe tjetri në Shtërpcë.

Tek rasti i Prizrenit, viktima ka qenë e mitur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa, tek rasti i dytë viktima nuk raportohet se është e mitur dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.

Ilustrim

Numri i personave të arrestuar për shkak të ngacmimeve në rrjete sociale në vendin tonë është rritur. Ditë më parë pas padisë së një prindi, policia kishte arrestuar një person si shkak i videove me përmbajtje seksuale që i kishte dërguar një vajze 9-vjeçare./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022