Sport Ndërkombëtar

Duele interesante në xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e vetme e ditës së shtunë, por shumë e rëndësishme dhe jetike zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit, njofton FBK, shkruan Shqip.com.

Vreshtarët kanë vetëm një fitore e shtatë humbje radhazi, duke u renditur në vendin e fundit në tabelë, ndërsa kuqezinjtë kanë tri fitore e pesë humbje. Fitorja për të dy skuadrat është shumë e rëndësishme në synimet që kanë.

Të dielën, Sigal Prishtina e pret kampionin, Golden Eagle Yllin, ku pritet rikthimi i tifozëve. Bardhekaltrit kanë pesë fitore e tri humbje, duke u renditur në vendin e tretë, kurse therandasit pas katër humbjeve, shënuan katër fitore radhazi dhe janë në kërkim të fitores së pestë në këtë edicion.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Bashkimit dhe Trepçës. Prizrenasit kanë tri fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit katër fitore e tri humbje dhe nën drejtimin e trajnerit të ri, Alek Joncevski do të kërkojnë fitoren e pestë në këtë edicion.

Peja – Ponte Prizreni do të regjistrohet rezultati i Ligës Unike.

Prince Caffe Superliga – Java 9

E shtunë

19:00 Rahoveci – Vëllaznimi

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

19:00 Bashkimi – Trepça

Peja – Ponte Prizreni (REZULTATI I LIGËS UNIKE)

/Shqip.com