Rozë Ndërkombëtar

Dua Lipa tani do të menaxhohet nga babai i saj

Dua dhe Dukagjin Lipa

Dua Lipa ka ndarë rrugët me menaxhmentin e saj.

Ylli 26-vjeçar dhe firma e saj e menaxhimit për një kohë të gjatë, Ben Mawson dhe Ed Millet’s TaP Management, i kanë dhënë fund partneritetit të tyre ditë më parë.

Koha është befasuese pasi Dua ka vetëm nëntë ditë që ka filluar turneun e saj në arenën ‘Future Nostalgia’.

Gjatë fundjavës, dolën raporte se ndarja e yllit me Tap kishte rrënjë në një mosmarrëveshje rreth të ardhurave.

Duke cituar burime të industrisë muzikore, Daily Mail raportoi se largimi i Lipës ishte lidhur me ‘të ardhurat që ajo merr nga muzika’.

Për më tepër, Daily Mail raportoi se babai i Duas, Dukagjin Lipa, tani do të marrë përsipër detyrat e menaxhimit të yllit botëror.

Mirëpo, ka mundësi që lidhja e Dua Lipës me Tapin të mos jetë shkëputur plotësisht./SHQIP.com