ShqipBizz Ndërkombëtar

Dua Lipa merr vëmendje në skenën e Lollapalooza, e veshur me kostum të zi transparent

Dua Lipa tërhoqi vëmendje teksa doli në skenën e Lollapalooza të premten, për ditën e dytë të festivalit vjetor katërditor të muzikës, të mbajtur në Grant Park në Chicago, Illnois.

Këngëtarja shqiptare, 26-vjeçe, dukej e mahnitshme në një kostum të zi transparent.

Shfaqja është e para e saj pas incidentit që ndodhi në koncertin e saj në Scotiabank Arena në Toronto, në të cilin mbetën disa persona të lënduar për shkak të fishekzjarrëve.

Sa i përket makijazhit, ylli zgjodhi një nuancë të lehtë ngjyrë vjollcë dhe buzëkuq ngjyrë kafe.

Përveç Lipës, të pranishëm në këtë festival madhështor kanë qenë edhe Machine Gun Kelly dhe Avril Lavigne.

Ylli me origjinë nga Kosova sivjet po ashtu e ka konfirmuar se do të performojë në “Sunny Hill Festivall”.

“Sunny Hill” po bën një rikthim pas dy vitesh për shkak të situatës me COVID-19.

Të famshëm të tjerë që do të jenë në ngjarjen më të madhe kulturore në vend përfshijnë: J Balvin, Burak Yeter, Mahmood, Skepta etj./Shqip.com