Dua Lipa mban koncert në Tiranë, në nder të 28 nëntorit
Këngëtarja e njohur botërisht, Dua Lipa, do të mbajë koncert në Shqipëri.
Në nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Lipa ka bërë të ditur se do të organizojë koncertin.
Sipas njoftimit të saj, me këtë koncert ajo do ta përmbyll edhe turneun e saj të “Future Nostalgia”.
“Jam shumë e lumtur që turneun i fundit i Future Nostalgia do të ndodhë në Tiranë, Shqipëri. Mezi po pres me ju pa për Ditën e Flamurit dhe 110 vjetorin e pavarësisë. Ju dua shumë”, ka thënë Lipa.
.@dualipa TIRANA, ALBANIA 28TH NOVEMBER ~ THE FINAL FUTURE NOSTALGIA TOUR SHOW ❤️🖤 SEE YOU THERE pic.twitter.com/Stqko9Wkct
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) November 15, 2022
Është hera e dytë që ajo po mban koncert këtë vit në Tiranë, pasi që më herët ishte në kuadër të “Sunny Hill”.
/Shqip.com