Kulturë

Dua Lipa dhe Rita Ora bëhen bashkë për koncertin në qytetin shqiptar

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa do të performojnë në Tiranë brenda këtij viti.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj tha se pas finales së ‘Conference League’, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy koncertet e mëdha të këngëtareve shqiptare.

Duke folur për Top Neës, Veliaj u shpreh se: “Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit. Duam që Tirana të jetojë çdo ditë”.

Ndërkaq, një nga festivalet më të mëdha në Evropë, “Sunny Hill Festival” do të mbahet këtë verë në Kosovë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.