Lajme

Droga e zënë në Shqipëri, kap shifrën e 40 milionë euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, njoftoi sesasia e kokainës, e cila ishte përzier në 24 tonë pleh kimik, që u sekuestrua gjatë një operacioni mbrëmjen e së enjtes, mund të arrijë deri në 430 kilogramë.

Vlera e saj në treg, sipas prokurorëve shkon në 40 milionë euro.

Operacioni u zhvillua me autoritetet malazeze, pas disa muajsh hetimesh, ku organet e sigurisë kanë përcjellë të gjitha lëvizjet e drogës.

Prokurori Adnan Xholi bëri të ditur se janë arrestuar 10 persona të përfshirë në bartjen e drogës, derisa një shtetas kolumbian është në kërkim dhe i cili kishte për detyrë të angazhohej për të bërë të mundur ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

Sinjalizimi për sasinë e drogës, kishte mbërritur nga Dea amerikane.

/Shqip.com