Lajme

Dritan Goxhaj do të ekstradohet përfundimisht në Hagë

Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj
Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj

Gjykata e Tiranës ka pranuar që të ekstradohet për në Hagë, ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj.

Gjatë kohës kur mbahej seanca, disa njerëz ishin mbledhur para Gjykatës së Tiranës ku me pankarta kërkonin lirimin e tij, raporton Euronews.al.

Ndërsa avokati Ardian Vishaj, tha se kjo cështje është me natyrë politike.

Goxhaj u arrestua më 31 korrik të këtij viti, me qëllimin për tu ekstraduar për në Hagë,

Urdhri për arrestin e tij ishte lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Ish-luftëtari i UÇK-së akuzohet  se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Mbi të rëndon akuza për pengim të punës të zyrtarëve dhe frikësim të dëshmitarëve.

/Shqip.com