Sport Shqiptar

Drita po shkëlqen, Gjilani në “terr”

FC Drita

Dy skuadra nga i njëjti qytet – por vetëm njëra po shkëlqen.

KF Drita ka vazhduar me fitore, teksa SC Gjilani e ka regjistruar humbjen e dytë rradhazi.

“Intelektualët” triumfuan në udhëtim te Malisheva – me rezultat 2-4.

Golat u realizuan nga Besnik Kransiqi, Almir Kryeziu, Marko Simonovski dhe Almir Ajzeraj.

FC Drita – foto nga e kaluara

Me këtë fitore – Drita ngritet në kuotën e 17-të pikëve – pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara.

Në anën tjetër – Gjilani është mposhtur në shtëpi nga Llapi me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në atë takim e realizoi Kushtrim Shabani.

Fitorja e ngrit Llapin – në kuotën e pesë pikëve – por mbetet në pozitën e nëntë.

Ndërsa, “skifterat” – kanë 14-të në tetë ndeshje – dhe gjenden në vendin e dytë./Shqip.com