Drita pëson humbje në ndeshjen e parë në Conference League

Skuadra kosovare, Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Conference League.
Skuadra nga Gjilani u mposht nga Inter Turku me rezultat minimal 1:0.
Gjatë 45 minutave të parë dominoi Inter Turku, por nuk pati raste të mira, duke mos e rrezikuar portën e Malokut.
Rasti më i mirë i Dritës erdhi në 10 minutat e parë, kur pas një kundërsulmi të shpejtë ata dolën në një pozitë të mirë, por u ndalua për pozitë jashtë loje.
Dominimi vazhdoi edhe në pjesën e dytë, derisa në minutën e 75 Drita mbeti me një lojtarë më pakë, pasi Blakçori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Pikërisht pas asaj ndërhyrje, në minutën e 77-të realizoi Jussi Niska për epërsinë e vendasve.
Tashmë nënkampionët e Kosovës do të tentojnë kalimin në fazën tjetër në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”./Shqip.com