Sport Shqiptar

Drita pëson humbje në miqësore nga Randersi

Drita ka humbur miqësoren e parë në Antalia të Turqisë, ku po përgatitet për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës që nis këtë vikend.

Të hënën, Drita ka pësuar nga skuadra e Randersit me rezultatin e ngushtë 3:2.

Në fakt, Drita ishte në epërsi 1:0 pas pjesës së parë, por në të dytën Randersi i shënoi tri gola për ta fituar ndeshjen.

Ardit Tahiri dhe Leonat Vitija shënuan golat për Dritën, e cila humbi miqësoren e parë në katër të zhvilluara. Tri të parat, ekipi nga Gjilani i ka fituar.

/Shqip.com