Sport Shqiptar

Drita – Ballkani, shënohet edhe goli i katërt   

FC Drita dhe FC Ballkani përballen në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Shqip.com.

Ballkani e ka barazuar rezultatin në 2:2 me golin e shënuar nga Albion Rrahmani në minutën e 78-të.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 1:1 me golat e realizuar nga Besnik Krasniqi me penallti (11’) dhe Albin Berisha në minutën e 23-të.

Drita e ka rikthyer epërsinë në 2:1 në minutën e 48-të me golin e shënuar nga Marko Simonovski.

/Shqip.com