Sport Shqiptar

Drenica pret Prishtinën, Dukagjini përballet me Trepçën 89

Xhiroja e shtatë në Superligën e Kosovës do të vazhdojë sot me dy përballje mjaft interesante.

Prishtina do të udhëtojë te Drenica në kërkim të fitores së radhës.

Prishtina në gjashtë ndeshje që ka zhvilluar deri më tani ka tri fitore, dy barazime e një humbje, me humbjen e vetme që erdhi përballë Ballkanit.

Kurse, Drenica ka zhvilluar shtat ndeshje e ka një rekord prej dy fitore, dy barazime e tre humbje.

Prishtina gjendet në vendin e tretë, kurse Drenica është dy pozita më poshtë.

Dy vendet e fundit në Superligë do përballen në një luftë të hershme për mbijetesë.

Dukagjini është në kërkim të fitores së parë, kurse Trepça 89 vetëm një herë deri tani ka marr tri pikë të plota.

Dukagjini është në vendin e fundit me dy pikë, derisa skuadra nga Mitrovica është një pozitë më lartë me gjashtë pikë.

Të dyja ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00./Shqip.com