Lajme

Drenas: Vdes një fëmijë 5 vjeçar

Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Drenas, të shtunën rreth orës 21:00.

Një fëmijë dyshohet se ka rënë përmbi një dritare.

Ai është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga Informatat e para është kuptuar se një fëmijë 5 vjeçar është sjellë pa shenja jete në QKMF -në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Iliaz Kodra” në Drenas, me ç’rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij“, ka thënë Borovci. /Shqip.com